Ilir Meta i del në mbrojtje Berishës (i akuzuar për korrusion): Po shkelet kushtetuta!

22 October 2023, 10:04Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilir Meta i del në mbrojtje Berishës (i akuzuar për korrusion):
Ilir Meta/ Sali Berisha

Aleati politik i ish-kryeministrit Sali Berisha, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me arrestimin e Jamarabër Malltezit, dhëndri i ish-kryeministrit, caktimin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për Sali Berishën si dhe caktim masës ‘detyrim paraqitje’ për ndërtuesin Fatmir Bektashi.

Meta i ka dalë në mbrojtje aleatit të tij, duke theksuar se kjo është bërë me urdhër të Edi Ramës.

Postimi i Ilir Metës:

‘Drejtësia me regji ka ndërmarrë veprimet e saj antikushtetuese dhe të paligjshme ndaj Kryetarit të Partisë Demokratike Prof. Dr. Sali Berisha me urdhër politik të Edi Ramës.

Këto veprime, që kanë shkelur me këmbë edhe Parlamentin e Shqipërisë kërkojnë shmangien e vëmendjes nga korrupsioni dhe përgjegjësitë shumë të rënda personale të Edi Ramës për aferën e inceneratorëve dhe mjaft aferave të tjerave qindra milionëshe.

Qëllimi politik i vetëm është shantazhi dhe intimidimi i opozitës, e cila po denoncon me këmbëngulje të vërtetat shumë të hidhura të korrupsionit mafioz të Qeverisë.’- shkruan Meta.


Video