A i druhet arrestimit? Sali Berisha me zë të ‘trullosur’: Jam i përgatitur!

21 October 2023, 22:01Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A i druhet arrestimit? Sali Berisha me zë të ‘trullosur’:
Sali Berisha

I pyetur nëse i druhet arrestimit pasi ndaj tij GJKKO ka caktuar masë sigurie detyrim paraqitje për aferën e ish-kompleksit Partizani, Sali Berisha me zë të trazuar dhe të ulët tha se ai është përgatitur për çdo gjë.

“Këto akuza janë politike. Sali Berisha i përgatitur për çdo gjë për kauzën e tij. Lëre. Ai tregoi se vendosi diktaturën unë do qëndroj. Të akuzosh Sali Berishën për larje parash duhet të jesh i pafytyrë.

Të akuzosh për korrupsion për një gjë që nuk ka në mënyrë absolutë përveç faktit që Malltezi është bashkëshorti i vajzës time urdhëro.

Asgjëje s’i druhem e kam provuar këtë e kam faktuar. Kjo e motivon kauzën tonë. Kjo e shumëfishon Sali Berishën në qindra mijëra”, tha Berisha.


Video