Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi "NON GRATA", reagon Rama: Më duket pak...

12 April 2022, 10:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aqif Rakipi dhe Ylli Ndroqi "NON GRATA", reagon Rama: Më duket
Ne foto: Ish deputeti Aqif Rakipi dhe biznesmeni Ylli Ndroqi

Gjatë vizitës në Gjermani, kryeministri Edi Rama ka pasur një komunikim dhe me gazetarët shqiptarë, që fluturuan bashkë me të në Berlin.

Rama u pyet në lidhje me shpalljen non grata të Aqif Rakipit, në një kohë që djali i tij u fut në listat e PS-së, kryeministri nuk preferoi që të jepte një përgjigje.

“Të vijmë deri në Berlin dhe të flasim për kandidatët socialistë në Tiranë më duket pak e sforcuar, kalojmë te pyetja tjetër”, iu përgjigj Rama pyetjes për Orlando Rakipin, ‘vezën e artë’ që i solli mijëra vota socialistëve në qarkun e Tiranës, duke lënë jashtë Kuvendi socialistë të vjetër si Pandeli Majko, apo Mimi Kodheli, duke rrezikuar pozitat e tyre.


Video