Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se ka refuzuar deri tani 15 oferta lobimi për heqjen e ‘non grata-s’ pas shpalljes nga SHBA.
I ftuar në emisionin ‘Politiko’, Berisha tha se këtë refuzim e lidh me faktin se preferon që çdo gjë të ecë në mënyrë transparente.
“Kam patur 15 oferta për lobim për heqjen e non gratave nga SHBA, kam refuzuar çdo ofertë për lobim, kam ndjek dy linja. Kam ngritur padi për shpifje dhe i kam vënë vetes qëllim që të bëj çdo gjë për transparencën e këtij vendimi. Nuk kam qenë pa rezultate se jam mbi 40 shkrime që janë në këtë linjë se është vendim politik. Asnjë nga shkrimet nuk janë të lobuara. Desha të marr një kompani PR, por çdo gjë ka ecur pa asnjë lobim”, u shpreh Berisha