Apeli e la në “arrest shtëpie”, Berisha: Gjyqtarja e reformës së Soros, mori urdhër nga Rama

25 January 2024, 19:07Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Apeli e la në “arrest shtëpie”, Berisha: Gjyqtarja e
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar gjyqtaren Ilirjana Olldashi pasi vendimi i Apelit të GJKKO-së e la atë nën masën “arrest në shtëpi”.

Berisha tha se gjyqtarja e “reformës së George Soros” nuk guxoi të shprehej kundër. Shtyrjen e seancës nga dje për ditën e sotme, Berisha e shpjegoi duke pretenduar se gjyqtarja priti Edi Ramën të kthehej nga Spanja, për të ditur se si do të vepronte.

Deklaratat, Berisha i bëri nga dritarja e apartamentit:

Miqtë e mi, sot një gjykatëse mjerane, produkt i reformës së Xhorxh Sorosit, në verbërinë e saj, mbajti në fuqi vendimin e diktuar nga Edi Rama.

Kjo mjerane nuk guxoi të shprehej dje, pasi nuk lidheshin dot me Edi Ramën jashtë vendit, por priti sa të merrte urdhrin dhe të komunikonte vendimin e saj.

Por unë jam sot me ju, nuk ndjehem kurrë i izoluar, përkundrazi ndjehem më i motivuar se kurrë në betejën time, më optimist, më me shpresë se asnjëherë.

Në emër tuaj, luftëtarë të lirisë, njerëz të emancipuar, të rinj, të reja, burra dhe gra të guximit, që po mbillni shpresë çdo natë në Tiranë dhe në Shqipëri, ftoj shqiptarët të ngrihen dhe të bashkohen me ju.


Video