
Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi ka mbërritur sot në Tiranë. Zyrtari i lartë evropian Varhelyi pati një takim me kryeministrin Edi Rama dhe ka dalë në konferencë për mediat.
Takimin e parë në Tiranë Varhelyi e ka kryer në organet e vettingut. Ai ka theksuar mbështetjen e fortë të Unionit për reformën në drejtësi. Ai ka kërkuar që të ndalen sulmet ndaj organeve të vettingut. Eurokomisioneri Oliver Varhelyi tha se Kosova duhet ta mbyllë historinë e saj dhe të investojë te e ardhmja.
"Puna për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të rifillojë. Vetëm nëpërmjet këtij dialogu do të kemi një zgjidhje afatgjatë. Për këtë duhet të ulemi të gjithë në tryezë. Ne duam që Kosova të mbyllë historinë e saj dhe të investojë te ardhmja. Për Kosovën kemi vendosur një paketë të madhe ekonomike", tha Oliver Varhelyi.