A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Deputeti Enkelejd Alibeaj thotë se çdokush ka të drejtë të kandidojë për kryetar të një partie që është demokratike, pas pyetjes që i bënë gazetarët nëse do të jetë apo jo Basha në drejtim të PD-së.
Alibeaj shprehet për mediat se një parti nuk duhet të jetë në varësi të emrave individualë.
Enkelejd Alibeaj: Një parti që nuk duhet të jetë në varësi të emrave individualë. Kaq e thjeshtë është. Rregulla, standarde, anëtarësi, shkrifërim i partisë.
Pyetje: A do të jetë Basha në drejtim të partisë? Po, apo jo?
Enkelejd Alibeaj: Më e qartë se kaq…Mund t’ju them se çdokush ka të drejtë të kandidojë në një parti që është demokratike. E vlerëson antarësia me votim të rregullt, të ndershëm, do të duhet të ju besohet atyre.