"Gërdeci", sot seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu

24 May 2023, 09:23Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Gërdeci", sot seanca gjyqësore ndaj ish-ministrit Fatmir
Fatmir Mediu

Pas shtyrjes së disa seancave sot në orën 12:00, pritet të zhvillohet seanca ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu.

SPAK e akuzon atë për shpërdorim detyre dhe për shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadër komandues ushtarak.

Mediu ka kërkuar gjykim të shkurtuar, ndërsa SPAK pritet që të shpallë pretencën.

Mediu i ka mohuar akuzat në gjykatë dhe ka deklaruar se në cilësinë e ministrit të Mbrojtjes ka zbatuar vetëm VKM-të e dala për demontimin e armëve.


Video