13 mijë raste me grip, ministrja Koçiu: Vaksinohuni, janë falas

11 January 2024, 19:51Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
13 mijë raste me grip, ministrja Koçiu: Vaksinohuni, janë falas
Foto ilustruese

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu i bën thirrje qytetarëve të marrin vaksinën kundër gripit.

Thirrja e ministres Koçiu vjen në një kohë kur në të gjithë vendin janë shënuar plot 13 mijë raste me grip vetëm gjatë javës së fundit. Disa spitale, si ai i Fierit dhe Kukësit kanë hasur një ngarkesë të madhe të vizitave nga personat e prekur nga gripi.

“Vaksinat falas antigrip janë të shpërndara në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin për të gjitha grupet e riskuara, personeli mjekësor, fëmijët, gratë shtatzëna, të moshuarit si dhe personat me sëmundje kronike.

Vaksina e gripit është mbrojtja më e mirë dhe më efikase kundër virozave respiratore që shkaktohen nga virusi i gripit.

Vaksinohu, mbro veten dhe të tjerët”, shkruan ministrja Koçiu.


Video