Rama i jep ish-kryebashkiakut të Librazhdit postin e rëndësishëm

11 January 2024, 16:56Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama i jep ish-kryebashkiakut të Librazhdit postin e
Kryeministri Edi Rama dhe Kastriot Gurra

Ish-kryebashkiaku i Librazhdit, Kastriot Gurra është emëruar në krye të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimet.

Me vendim të Këshillit të Ministrave dhe i propozuar nga ministrja e Infrastukturës Belinda Balluku, Gurra do të zërë vendin e Egra Ibrahimit, e cila lirohet nga kjo detyrë.

VENDIMI:

Lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të kreut III, të vendimit nr.395, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Znj. Egra Ibrahimi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Kastriot Gurra emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.


Video