Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Dallëndyshe Bici ka refuzuar mandatin, pas njoftimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, për plotësimin e vendit të Arben Ahmetajt, si deputete e Partisë Socialiste në Kuvendin e Shqipërisë.
Në një letër drejtuar KQZ-së, Bici thotë se nuk do të vijojë procedurat për marrjen e mandatit të deputetes.
Aktualisht Dallëndyshe Bici është në krye të Kadastrës, arsyje kjo që e ka shtyrë të refuzojë mandatin.
‘Nuk do marr mandatin e deputetit për shkak të angazhimit në krye të Kadastrës’- thuhet në letrën drejtuar KQZ-së.
Kështu, në vend të Arben Ahmetajt, në parlament do të ulet Plarent Ndrecaj.
