“Lufta e Ftohtë ka filluar”, paralajmëron Basha: Kufiri Lindje-Perëndim është në Merdare, donin të na e sillnin në Banjskë!

11 January 2024, 17:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Lufta e Ftohtë ka filluar”, paralajmëron Basha: Kufiri
Kreu i PD, Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha thotë se sjellja e politikanëve shqiptarë por edhe atyre perëndimorë duhet të ndryshojë, pasi bota rrezikohet nga një luftë e re.

Basha tha se sjellja e politikanëve me moton “ha Muço, pi Muço”, duhet të marrë fund. Ai tha se Shqipëria ndodhet pranë kufirit Lindje-Perëndim, dhe se vetëm 3 muaj më parë, luftën tentuan ta sillnin në Banjskë.

Basha tha se Shqipëria duhet të jetë e aftë për të mbrojtur jo vetëm veten, por edhe Kosovën.

“Lufta e re e ftohtë ka filluar tashmë dhe rrezikon të kthehet në disa pjesë të frontit në luftë të nxehtë. Dhe për shqiptarët kufiri mes Perëndimit dhe Lindjes nuk është larg, është në Merdare. Dhe para tre muajsh donin të na e sillnin në Banjskë.

Duhet të marrë fund sjellja e politkanëve “ha Muço, pi Muço”. Në Lindje ka të paprekshëm, ka pandëshkueshmëri, në Perëndim nuk ka. Këto janë piketat e PD-së. Kemi pagar një çmim si askush tjetër për këto piketa”, u shpreh Basha gjatë një takimi me gazetarët.


Video