Wanda Nara informon ndjekësit mbi gjendjen shëndetësore dhe raportin me ‘robëruesin’ e saj

23 August 2023, 12:36Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Wanda Nara informon ndjekësit mbi gjendjen shëndetësore dhe
Wanda Nara

Përmes postimeve në Instagram, Wanda Nara i ka përditësuar të gjithë ndjekësit mbi gjendjen e saj shëndetësore. "A je më mirë? Nga Argjentina të duam, kujdes", – i ka shkruar një ndjekës. "Po, duke ndjekur trajtimet pak nga pak dhe me dashurinë e të gjithë atyre që më duan", – përgjigjet 36-vjeçarja, duke postuar një foto të një infermiereje që synon t’i marrë analizën e gjakut.

Wanda më pas iu përgjigj pyetjeve të tjera në lidhje me martesën e saj me Mauro Icardi, pasi u publikua një audio e supozuar e nënës së saj, Nora Colosimo, që akuzonte dhëndrin për një marrëdhënie toksike me vajzën e saj.

Lidhur me thashethemet për disa kufizime nga futbollisti, Wanda Nara ka postuar një foto ku shihet me Icardin në pishinë, të dy të buzëqeshur. “Po, ndihem mjaft mirë me robëruesin tim, që më jep ushqimin më të mirë, më lë të bëj ndonjë telefonatë dhe m’i zgjidh duart për pak”, – ka bërë shaka biznesmenja, duke heshtur kështu disa thashetheme.

Kur e pyetën se si është të shohësh Icardin duke luajtur, Wanda është përgjigjur gjithmonë me sarkazëm: “Më bën të ndihem fajtore ta shoh atë duke vrapuar aq shumë, ndërsa unë jam duke ngrënë patate të skuqura”. Së fundi, ajo ka bërë të ditur se së shpejti do të rikthehet në TV.


Video