Videoja në ‘club’ që po bën xhiron e rrjetit në Shqipëri: Vajza në shok psikologjik, tenton t’i japë fund jetës

12 July 2022, 22:00Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Videoja në ‘club’ që po bën xhiron e rrjetit në
Photo credits: https://i.imgur.com/WEHX4o4.jpg

Një video po qarkullon kudo, ku shihet një vajzë me dy djem në një ‘club’ duket u puthur dhe duke qëndruar shumë të afërt me njëri tjetrin. Kjo video ka bërë xhiron në rrjet dhe po komentohet gjatë.

Një ndër personazhet që ka reaguar, është gazetarja dhe moderatorja Fatma Haxhialiu. Ajo ka bërë një postim të gjatë në rrjetin social Instagram, duke theksuar se djemtë duhen denoncuar pasi vajza ka qenë e dehur dhe jo koshiente me veprimet e saj.

Jo vetëm kaq por ajo zbuloi se vajza është në shok psikologjik dhe ka tentuar vetëvrasjen.

“Po shikoj nje video qe eshte bere lajm ne disa portale verdalle; nje vajze ne pub qe dukshem duket e dehur dhe jo koshiente nga gjuha e trupit dhe dy qenie amorfe se burra su them dot qe i jargosen si qurre!

Ku eshte lajmi ketu, ta zeme se kjo goca me koshience te plote ka dal me dy tipa e puthet ne nje pub…ku eshte lajmi ketu?

Ku eshte lajmi ketu, pervecse te denoncohen keta jarget qe nxjerrin video pa miratimin e saj dhe qe nder te tjera duhen denoncuar se eshte qartazi

ABUZIM ME NJE PERSON TE DEHUR DHE JO KOSHIENT!!!!

Pse mbillni kete lloj vreri duke shperndare ne forme lajmi imazhet e nje vajze nen titujt bombastik; VAJZA treshe ne mes te pubit, shikoni cfare ben VAJZA!!!!

PRA VAJZA KJO IMORALE QE BEN VEPRIME TE TURPSHME, nderkohe dy derrat e neveritshem nuk permenden askund!!!!!

Lere me pastaj i treti, shoku qe ka bere videon me kete qellim!!!

Uroj te degjoj se shpejti per arrestin tuaj!!!

Vajza te dashura, denonconi, denonconi, denonconi, e para, e dyta; kujdes me ke dilni, zgjidhni shoqet apo shoqerine, kush te do nuk te le viktime e gallates se dy shtazeve rastesore!!!!

Nqs do dilni vetem, sigurohuni te pini AQ SA te jeni TE NDERGJEGJSHME dhe te keni nen kontroll situaten dhe gjithcka tjeter, SEPSE NUK I ZIHET BESE ASKUJT!

Ndjej keqardhje qe e them kete por ja qe per fat te keq ketu ende fajesohet VIKTIMA DHE FAJI ESHTE I VIKTIMES

Ps; vajza eshte ne shok psikologjik dhe ka tentuar vetevrasjen!”- shkroi ajo.


Video