Universi siç nuk e keni parë kurrë: Fotot mahnitëse të teleskopit të NASA-s që kanë shtangur shkencën

12 July 2022, 20:46Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Universi siç nuk e keni parë kurrë: Fotot mahnitëse
Universi siç nuk e keni parë kurrë: Fotot mahnitëse të teleskopit të NASA-s që kanë shtangur shkencën

Teleskopi hapësinor i NASA-s, James Webb, teleskopi më i fuqishëm i lëshuar ndonjëherë nga Toka ka udhëtuar për mbi 13 miliardë vite pas  dhe ka sjellë imazhe me ngjyra nga universi që i kanë shtangur të gjithë.

NASA publikoi imazhe që të lënë pa frymë. Mes tyre fotografi të detajuara të një “Çerdheje të Yjeve”, një sferë gazi përreth një ylli që po shuhet dhe “Vallen kozmike” mes një grupi galaktikash, për të mos përmendur shumë ekzoplanete, të ngjashme me Tokën tonë. NASA thotë se këto imazhe do të ndryshojnë mënyrën se si njerëzit e shohin dhe njohin kozmosin dhe se kjo ndryshon gjithçka në kuptimin e zanafillës së ekzistencës së gjithësisë.

Synimet kryesore të teleskopit përfshijnë kapjen e imazheve të yjeve të parë që kanë ndriçuar në Univers dhe të zbulojë planetë të banueshëm përtej sistemit tonë diellor.



Video