"Një herë dorën e majtë, një herë të djathtën", revoltohet Arjan Konomi: Na lini rehat me këto idiotizma (VIDEO)

12 July 2022, 19:59Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Një herë dorën e majtë, një herë të
Arjan Konomi

Gjatë pushimeve në Jordani, opinionisti Arjan Konomi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në krah pas një aksidenti, por shumë ndjekës ende dyshojnë mbi këtë aksident, të cilët i shkruajnë se si është e mundur që në video ai shfaqet një herë me dorën e majtë në allçi dhe një herë me dorën e djathë.

Kjo duket se ka detyruar Arjan Konomin të bëjë një sqarim dhe përmes një video në rrjetet sociale shprehet se është e njëjta dorë në allçi, por varet si duket nga këndet e filmimit.

“Tungjatjeta miq, doja të ndaja me ju një shqetësim sepse përveç halleve e problemeve që kemi tani më duhet të lexoj dhe shumë komente në TikTok dhe në Instagram. Me një pyetje të çuditshme që thonë: Si ka mundësi një herë ke dorën e majtë në allçi një herë ke dorën e djathë. Dora ime në allçi është kjo dhe është e njëjta, me sa arrita të kuptoj është problemi i kamerës. Kur xhiron përpara del në këtë pamje, më xhiron dikush del e transformuar krahur.

Unë e kam pjekurinë që të mos sajoj gjëra se s’u çmenda të shtrohem në spital dhe të vej dorën në allçi përse, se çfarë arrita nuk e kuptoj. Na lini rehat me këto pyetje e me këto idiotizma se s’jua kemi oreksin”– shprehet Arjan Konomi në videon e publikuar.


Video