“Jam dorëzuar te krahët e tu”, Rezarta Shkurta emocionon me dedikimin romantik për nipin e Enver Hoxhës (VIDEO)

12 July 2022, 19:29Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Jam dorëzuar te krahët e tu”, Rezarta Shkurta emocionon
Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha

Këngëtarja Rezarta Shkurta dhe bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha kanë sot 1 vjetorin e martesës së tyre, edhe pse kanë më shumë 17 vite së bashku. Një vit më parë, ata i thanë “PO!” përgjithmonë njëri-tjetrit në një jaht luksoz në një nga bregdetet shqiptare.

Ky përvjetor martese është kujtuar nga këngëtarja, e cila ka risjellë një fragment me video nga ceremonia e zhvilluar një vit më parë.

Rezarta Shkurta ka thënë fjalët më të ëmbla për partnerin e saj, ku krahas videos shkruan: “Sa krenare jam për ty e për dashurinë tonë… Një anije e pamposhtur nga çdo dallgë e ajsberg që na solli jeta! Jam këtu sot, si ditën e parë, e dorëzuar te krahët e tu duke të të dashur edhe më fort se dje… Gëzuar përvjetorin drita e syve të mi”.

Çifti janë shumë të dashuruar dhe këtë e tregojnë me anë të postimeve të shumta dedikuar njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Rezarta Shkurta (@rezartashkurta)


Video