Niko Peleshi i futet gatimit në shtëpi, por djeg patatet (VIDEO)

12 July 2022, 21:45Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Niko Peleshi i futet gatimit në shtëpi, por djeg patatet (VIDEO)
Niko Peleshi dhe Aleksia

Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi i është futur së fundmi gatimit, por duket se nuk i ka punët mirë me kuzhinën.

Këtë gjë na e ka zbuluar vajza e tij, Aleksia Peleshi përmes një postimi në InstaStory. Ajo ka publikuar një video me babain e saj së bashku me pjatën e gatuar nga ministri. Aleksia shkruan sipër videos se ministri ka zbuluar së fundmi hobin e gatimit, por ka djegur patatet.

"Babi ka zbuluar një hobi të ri: gatimit. Sot iu dogjën çik patatet, por s'ka gjë" shkruan Aleksia Peleshi sipër videos duke e shoqëruar me disa emoji duke qeshur.


Video