VIDEO: Haaland u shpall "Lojtari i Vitit", e dashura e tij "vjedh" gjithë shfaqjen

1 September 2023, 13:41Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO: Haaland u shpall "Lojtari i Vitit", e dashura e tij
E dashura e Haland

UEFA ka shpallur rezultatet e votimit të trajnerëve të Champions League dhe gazetarëve për më të mirët e sezonit 2022-2023, në Evropë.

Rezultatet nuk kishin surpriza, pasi Erling Haaland fitoi kategorinë e meshkujve.  Megjithatë, gjatë ceremonisë së çmimeve, e dashura e tij Isabelle Houseg Johansen ia vodhi shfaqjen sulmuesit norvegjez të Manchester Cityt, teksa kamerat u fokusuan te 19-vjeçarja mahnitëse.

Futbollisti 22-vjeçar është në një lidhje prej disa muajsh me 19-vjeçaren Isabelle, e cila është gjithashtu futbolliste, që i është bashkuar ekipit vendas norvegjez Bran kur ishte vetëm 5 vjeç. Në fakt, kështu ata të dy janë njohur.

Dyshja u rritën së bashku në akademi dhe filluan të takoheshin kur ylli norvegjez luante për Dortmundin. Miqësia e tyre fillestare u zhvillua në një marrëdhënie.


Video