“Më filmoi në momente intime me të dashurin në makinë”, gruaja denoncon burrin në polici

31 August 2023, 19:54Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Më filmoi në momente intime me të dashurin në
Foto ilustruese

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në Greqi. Një hetim nga policia e departamentit Ialyssos në Rodos, Greqi ka nisur që prej pasdites së  të martës, pasi një 43-vjeçare ka paditur për shkelje të ligjit dy persona të panjohur dhe bashkëshortin e saj 44-vjeçar si organizator.

Sipas padisë së bërë nga 43-vjeçarja greke, teksa ndodhej në plazh me makinën e saj dhe në momente private me partnerin jashtë martesës, dy burra të panjohur i kanë ndjekur dhe i kanë filmuar me celular.

Siç ka pohuar ajo, ky material më pas i është dorëzuar bashkëshortit të saj, raportojnë mediat greke.

 


Video