Ky shtet ndalon TikTok-un, ndikon negativisht në shëndetin mendor të fëmijëve

31 August 2023, 15:34Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ky shtet ndalon TikTok-un, ndikon negativisht në shëndetin mendor
Foto ilustruese / Aplikacioni TikTok

Zyrtarët e Ministrisë së Kulturës në Kirgistan kanë kërkuar bllokimin e aplikacionit TikTok, për shkak të shqetësimeve se ndikon negativisht në shëndetin mendor të fëmijëve.

Në peticionin e saj drejtuar Ministrisë së Zhvillimit Dixhital, Ministria e Kulturës thotë se është e shqetësuar nga disponueshmëria e papenguar e përmbajtjes së dëmshme dhe mungesa e kufizimeve të moshës në aplikacion.

“TikTok e zhyt përdoruesin në një botë virtuale të klipeve të shkurtra dhe pasi i shikojnë ato, adoleshentët përpiqen të imitojnë disa video, disa prej të cilave janë kërcënuese për jetën”, tha ministria.

“Psikika e fëmijëve është ende në fluks, ata sapo janë duke u formuar. Një përmbajtje e tillë mund të shkaktojë varësi dhe të ndikojë negativisht në gjendjen emocionale të brezit të ri”, thuhet në peticion.

Lëvizja kundër TikTok është vetëm një pjesë e tendencave të qeverisë në Kirgistan, e cila po ndjek një censurë gjithnjë e më të madhe në atë që argumenton se është një përpjekje për të mbështetur stabilitetin social dhe politik. Në fillim të këtij muaji, Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm njoftoi se po kërkonte mbylljen e një media të pavarur me arsyetimin se mbulimi i saj kritik i ngjarjeve aktuale po nxit pakënaqësi emocionale në publik.


Video