Dreka “e ftohtë” e ish-kryeministrit bankier të Italisë, Mario Draghi në aeroport me ujë e bukë në dorë!

30 August 2023, 17:38Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dreka “e ftohtë” e ish-kryeministrit bankier të
Mario Draghi

Ka qenë kryeministër i Italisë dhe ka mbajtur postin e shefit të Bankës Qendrore Europiane, revista “Forbes” e rendiste pak vite më parë si njeriun e 18-të më të pushtetshëm në botë, megjithatë shumë pasagjerë të aeroportit që kanë kaluar pranë tij ka gjasa të mos e kenë njohur fare.

Bëhet fjalë për Mario Draghi-n, i cilësuar si “Super Mario” për aftësinë e jashtëzakonshme për të lundruar në politikat evropiane, i cili shfaqet në duke drekuar në aeroport si një njeri i zakonshëm.

Me një thjeshtësi për t’u vlerësuar, ai është fotografuar duke konsumuar ushqimin e aeroportit me një copë buke në dorë dhe një gotë ujë në tavolinën ku qëndron i vetëm.

Kontrasti është i madh, nga sa jemi mësuar të shohim ne shqiptarët, ku edhe një deputet i një zone rurale shfaq më shumë lluks, madje po të dojë fluturon dhe me avion privat e kalon nga zona “VIP”.

Por jo Draghi, ai qëndron i vetëm, pa truproja, pa fluturime “VIP” dhe pa bifteqe mijëra dollarëshe të zbukuruara me fleta ari përpara tij. Një pamje e rrallë...


Video