“Të ftova për ditëlindje, s’mu përgjigje”, ‘Ballafaqohen’ Egla dhe Juli: Ju tregoj telefonin…

13 July 2025, 09:17Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Të ftova për ditëlindje, s’mu përgjigje”,
Goca dhe gra

Jul Deda dhe Egla Ceno u ballafaquan ‘live’ në studion e emisionit “Goca dhe Gra”.

Egla u shpreh se ka ftuar Julin në festën e ditëlindjes së saj, por nuk mori asnjë përgjigje nga aktori i humorit.

Deda u përgjigj duke thënë se nuk i ka shkuar asnjë mesazh,teksa u shpreh i gatshëm për ta faktuar përmes celularit.

Pjesë nga ballafaqimi:

Egla Ceno: Pas Big Brother jemi takuar, përshëndetur në korridoret e televizionit Top Channel. Madje kemi qenë në aq komunikim të mirë saqë Julin e kam ftuar për ditëlindjen time. Nuk më është përgjigjur. Nuk e di pse? Nuk erdhi dhe nuk mu përgjigj”, u shpreh Egla.

Jul Deda: S’më ka ardhur asnjë mesazh, ju tregoj telefonin

Egla Ceno: Kjo është vetëm një gënjeshtër. Por dua të them që kaq okej ka qenë marrëdhënia pas Big Brother.

 

 


Video