Kush nuk ka nisur akoma me pushimet verore, kjo është një mundësi, për të parë sesi disa nga VIP-at tanë po pushojnë. E teksa në Instagram, pozat bëhen gjithnjë e më të nxehta, vajzat e ekranit, janë pa dyshim kryefjala e kësaj vere.
Disa zgjedhin të pushojnë single, të tjera fshehin partnerin, e ka dhe nga ato, që këtë verë shijojnë romancën dhe pushimet si çift.
SONI MALAJ

Soni Malaj ka ndezur Instagramin me një postim që i ka lënë ndjekësit pa fjalë. Këngëtarja e njohur është shfaqur mbi një tabelë surfi me bikini shumëngjyrëshe dhe një trup në super formë që dëshmon përkushtimin e saj ndaj aktivitetit fizik dhe stilit të shëndetshëm të jetesës.

E pozicionuar mbi ujë, nën rrezet e arta të diellit, Soni duket super seksi. Në një verë ku rrjetet sociale janë të mbushura me imazhe nga pushimet, Soni arrin të spikasë me klas, formë dhe origjinalitet.


E natyrisht që kur flasim për Sonin, të gjithë janë kuriozë të dinë se kush është me të në këto ditë të nxehta.
Që nga ndarja me të fejuarin, këngëtarja është shfaqur gjithnjë e vetme, duke preferuar që të përqendrohet tek karriera, duke lënë pas jetën sentimentale. Megjithatë, në udhëtimet e shpeshta që ajo bën, vështirë se është e vetme.
HYGERTA SAKO
Hygerta Sako është ndër ato emra të ekranit që duket se i ka bërë moshës “block” me elegancë. Moderatorja ka shpërndarë së fundmi disa foto nga pushimet e saj verore, ku shfaqet me bikini dhe trup në super formë.

Fotot janë publikuar në Instagramin e saj, duke na treguar edhe njëherë se për të mosha është thjesht një numër. Silueta elegante, ngjyra e lëkurës e nxirë nga dielli dhe flokët e lëshuar pa shumë kujdes krijojnë një pamje natyrale, por tejet joshëse.

Ajo duket qartë se ndihet mirë me veten dhe ky është sekreti më i madh i bukurisë së saj. Qëkur tejkaloi problemet me peshën, gazetarja sportive nuk i ndal pozat me bikini në rrjetet sociale, duke bërë që të marrë një vëmendje shumë të madhe edhe për format e saj.

E pakompleksuar dhe plot sharm, tashmë Hygerta po na lajmëron se këtë verë do të vijë e nxehtë dhe provokuese për ndjekësit e saj në rrjetet sociale.

Vera ka nisur e nxehtë edhe për Fjodora Fjorën. Moderatorja ka
ORIOLA MARASHI
Për Oriola Marashin, vera zgjat gjithë vitin. Ndonëse e kemi parë pothuajse gjithë vitin të jetë me pushime buzë detit, modelja sërish vijon të jetë kryefjalë e mediave rozë, edhe për pozat seksi. Instagrami i saj është i mbushur me poza të zjarrta në bikini, ku çdo imazh duket si shkëputur nga një fushatë ndërkombëtare.


Me forma bombastike, vetëbesim të pakrahasueshëm dhe sens të hollë të pozimit, Oriola di si ta vërë në punë trupin e saj si art më vete. Ndjekësit e saj janë tashmë të mësuar që çdo postim i Oriolës të jetë një “statement” jo thjesht për bukurinë, por edhe për mënyrën si ajo vendos ta jetojë dhe ta shfaqë lirinë e saj femërore. Edhe pse kalendari tregon korrik, për Oriolën duket se është gusht çdo muaj.