Spartak Ngjelës "s'ja ndjen" për vapën përvëluese, vishet me xhaketë në mes të korrikut (FOTO)

16 July 2022, 17:29Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Spartak Ngjelës "s'ja ndjen" për vapën
Spartak Ngjela

Avokat Ngjela është ndër emrat më prezent në media. Si në politikë ashtu edhe në showbizz, Spartaku nuk e ul ritmin. Të njëjtën gjë mund të themi edhe në të përditshmen e tij. Temperaturat shënojnë 40 gradë, dhe të gjithë jemi përfshirë nga vala e të nxehtit, veç atij.

Spartak Ngjela është parë në rrugët e Bllokut, teksa është i veshur me mëngë të gjata. Në foton e publikuar nga PanoramaPlus, teksa shohim në sfond, të gjithë janë me mëngë të shkurtra, veç Ngjelës, që mban veshur edhe një xhaketë të hollë me mëngë të gjata. Duhet thënë një foto kjo e çuditshme për mesin e korrikut.

Nëse do të ishte një pamje para një studioje televizionesh do të ishte një pozë më se normale, por teksa e shohim të veshur sport në Bllok, duket një kontrast i madh me pikun e të nxehtit që po përjetojmë. Nuk e dimë nëse avokati është sëmurë dhe zgjedh të vishet ‘trashë’, apo kjo është mënyra e tij për të sfiduar edhe temperaturat përvëluese.

Spartak Ngjelës "s'ja ndjen" për vapën


Video