YouTube-r i njohur britanik, Teddy Grey në disa story në Istagram Grey publikoi disa foto dhe mesazhe ku sipas tij modelja Arta Nitaj merr para në këmbim të marrëdhënieve seksuale.
Grey ka postuar fillimisht një bisedë mes tij dhe modeles dhe më pas një screenshot të një mesazhi mes saj dhe një personi të paidentifikuar i cili pretendon se Nitaj i ka marrë 5 mijë euro për një natë. Më pas YouTube-r i njohur britanik është bërë pishman dhe ka fshirë storyt në instagram.
Në mesazh ai e kërcënon se do të kalojë një natë me të pasi i ka marrë 5 mijë euro ose përndryshe do ti publikojë foton nudo të saj, të cilë modelja i përgjigjet: "Provoje dhe e shikon cfarë të gjen".
"Unë e dua edhe një natë me ty ose të postoj foton. 5000 euro më ke marrë atë natë dhe pastaj më ke bërë pas 1 turri s’mundem më. Kur të vish në Kosovë të pres. Ose e din çfarë bëhet, ja numri im mos e bëj këtë punë më të madhe", i shkruan personi.
Modelja e njohur kosovare, Arta Nitaj eshtë zhvendosur në Dubai, ku nuk heziton të ekspozojë jetën luksoze që bënë. Ajo në rrjetet sociale publikon fotografi nga pushimet dhe jeta e natës që bën atje, por asnjëherë duke mos treguar se çfarë saktësisht punon.
Mediat kosovare kanë zbuluar se agjensia e marketingut “The List DXB”, ofron modele që t’i shoqërojnë mysafirët në një nga klubet luksoze të Dubait. Një nga modelet e kësaj agjencie është edhe modelja kosovare, Arta Nitaj dhe kjo është vërtetuar nga vetë klubi përmes Instagram.
Teksa kujtojmë se në këtë klub performojnë edhe këngëtarë të njohur me famë botërore, pasi që është njëri prej klubeve më me nam në Dubai, nuk dihet ende nëse modelja është pjesë e kësaj agjensie.