Fjolla Morina publikoi ditën e djeshme në Instastory një foto të saj dhe shprehej se ai që nuk skuqet dhe nuk ka turp ka defekte me personalitetin e tij.
“Njeriu i cili nuk ka turp dhe nuk skuqet ka defekte në personalitetin e tij dhe nëse ka defekte në personalitetin e tij, atëherë ai është objekt i studimit të psikopatologjisë. A po më kuptoni?” shkruante Fjolla.
Por, duket se kjo deklaratë i ka "djegur" ish-partnerit të saj, biznesmenit Fisnik Syla, i cili ka reaguar dhe e ironizon haptas ish gruan e tij. Në një postim në Instastory, ai i referohet në thonjëza si këngëtare, ndërsa shkruan se tani ka nisur që të bëhet dhe psikologe.
“Paskam fillu “këngëtaret” të na bëhen psikologe…?! Njerëzit e zgjuar kur e shohin se dikush i paska dasht vetëm për interes, ikin pa bërë zhurmë….Zhurmën e bën më vonë mungesa e tyre.”, shkruan Fisniku duke treguar haptas se është një mesazh për ish partneren.