VIDEO/ Ndryshim drastik në pamje, Cllevio shfaqet për herë të parë pas arrestimit

15 July 2022, 16:11Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Ndryshim drastik në pamje, Cllevio shfaqet për herë
Kleviol Ahmeti

Reperi Cllevio Serbiano, emri i vërtetë i të cilit është Kleviol Ahmeti, ka patur sot një seancë gjyqësore, ku kërkon lirimin nga qelia, ku ndodhet prej gati një muajsh për shkak se theu masën e sigurisë "arrest shtëpie".

Një mik i tij, i cili ka qenë sot në seancë gjyqësore, ka publikuar një video në InstaStory, ku mund të shihet Cllevio mbrapa xhamit dhe dukshëm dallohet ndryshimi i tij në fizik dhe pamje.

Kjo është hera e tretë që Cllevio ndodhet pas hekurave. Pak kohë më parë ai bëri bujë mediatike me konfliktin me reperin Noizy, ku pamjet e sherrit bënë xhiron e rrjetit.


Video