Ronela Hajati: Familja nuk më ka përkrahur, paguhesha pak në fillim

15 May 2022, 18:01Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ronela Hajati: Familja nuk më ka përkrahur, paguhesha pak në
Ronela Hajati

Ronela Hajati është kthyer tashmë në një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, por duket se fillimet e karrierës së saj nuk i ka patur të thjeshta.

Në një intervistë televizive, Ronela tregoi se familja e saj nuk e ka mbështetur në muzikë, pasi nuk e mendonin se do ishte profesioni i saj në të ardhmen. Ajo shtoi se përpos faktit që nuk e mbështesnin, ata gëzoheshin kur merrnin fjalë të mira kur ajo performonte nëpër festivale.

“Unë jam vajzë e vetme, nuk kam as vëlla as motër. Të shtëpisë time, relativisht nuk më kanë ndjekur nga pas, derisa e zgjodha si profesion muzikën, nuk kanë qenë dashamirës së kësaj gjëje. Donin që muzika të ishte një kulturë, një plus që unë të dija, përpos profesionit që nuk e mendonin të ishte muzika. Ndaj nuk është se më kanë përkrahur shumë në investim, sepse muzika në fillim do investim derisa të njihesh, këtë nuk e kam pas. Babi më thoshte nëse vlen do ecësh vetë, nuk më ke shumë për këtë gjënë. Por, gëzoheshin që merrnin fjalë të mira, kur dilja në festivale. Unë karrierën e kam ndërtuar nga festivalet se klipet ishin shumë të shtrenjta. Nisa live dhe pagesat ishin shumë të ulta”, tha Ronela


Video