VIDEO/ Sabiani i vë vulën miqësisë me “100 mijë euroshin e tij”

15 May 2022, 12:26Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Sabiani i vë vulën miqësisë me “100 mijë
Sabiani dhe Iliri

Miqësia mes Sabianit dhe Ilir Shaqiri ka qenë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, ku u aludua se ata nuk flisnin më me njëri-tjetrin pas disa deklaratave, postimeve në Instagram dhe mosurimit publikisht të ditëlindjes së këngëtarit nga ana e balerinit.

Aq shumë u përfol sa me miqësinë e ish-dyshes së Big Brother Vip, ironizoi dhe Monika Lubonja me fjalët se "gjylja e madhe plasi".

Megjithatë, Sabiani ka vendosur të shuajë dyshimet dhe të sqarojë miqësinë me Ilirin.

Këngëtari ka publikuar një video në Instastory krahas së cilës shkruan: “Qentë le të lehin, karvani ecën përpara”, duke etiketuar edhe balerinin i cili nuk e ka ripostuar videon.

Me këtë postim Sabiani i ka dhënë një mesazh publikut se ai është akoma mik i mirë me Ilirin.


Video