“WTF”, Ronela Hajatit nuk i pëlqeu kënga fituese e Eurovision

15 May 2022, 10:12Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

“WTF”, Ronela Hajatit nuk i pëlqeu kënga fituese e

Ronela Hajatit nuk i ka pëlqyer kënga fituese e Eurovision. Këngëtarja ka postuar “WTF” në Twitter në momentin që grupi ukrainas, “Kalush Orchestra” shpallej fitues.

“WTF” është shkurtim anglisht, që në shqip përkthehet “Çfarë dreqin!”, për të shprehur habi negative.

Ronela Hajati nuk e fshehu mbështetjen për këngën e Spanjës në këtë Eurovision.

Sa për vete, këngëtarja shqiptare bëri më shumë bujë jashtë skene se sa brenda saj. Ajo u bë objekt bullizmi gjatë provave, aq sa detyroi organizatorët që të dalin me deklaratë.

Ndërkohë, performanca e saj në skenë la shumë për të dëshiruar dhe Shqipëria u eleminua që në natën e parë.


Video