Regjisori që kritikoi "Sekret-in": Më erdhi keq për Ronelën, nuk e kishte aq keq tekstin sa kënga e Ukrainës

15 May 2022, 14:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Regjisori që kritikoi "Sekret-in": Më erdhi keq për
Performanca e Ukrainës dhe Shqipërisë

Regjisori Kastriot Çipi, i cili kritikoi ashpër performancën e Ronela Hajatit në Eurovision dhe tekstin e këngës "Sekret", ka reaguar dhe për këngën e Ukrainës. e cila u shpall fituese.

Në një postim në rrjetet sociale, Çipi i bën një analizë këngës me të cilën përfaqësohej Ukraine, ku shprehet se muzika e saj i ngjante një makine metalprerëse, me ritëm tallavaje. Regjisori shton më tej se teksti i këngës ishte më zi se muzika, ku strofa ishte një përsëritje torturuese e vargjeve.

Çipi shprehet se i ka ardhur keq për Ronela Hajatin, pasi sipas tij, teksti i këngës së saj, nuk ishte aq keq sa teksti i këngës së Ukrainës.

Postimi i plotë:

Çdo kohë ka idotët e vet. Sapo njoha njërin, të modës së fundit, nga ata sllavaukrainsat.
Kishte postuar linkun në YT të këngës ukrainase në Eurosong. Tani, unë atë biçim festivali, që është orgji debilo-globaliste ka 30 vjet që nuk e ndjek dhe, kuptohet, nuk e kisha dëgjuar as këtë "perlën" ukrainase.
Por e hapa linkun dhe e mbylla pas 20 sekondash. Zhurmat e trafikuara si muzikë ishin ato të një makine metalprerëse, me ritëm tallava. Kështu që zgjodha të lexoj tekstin.
Por teksti ishte më zi se "muzika". Strofa ishte një përsëritje torturuese e "vargjeve":
Sieben, sieben, lyu lyu
Sieben, sieben, ein, zwei.
Dmth 7, 7, liu, liu, pastaj 7, 7, 1, 2
Më erdhi keq për Ronelën... Nuk e kishte kaq të keq tekstin. Të paktën aty kuptoje se ajo e kishte shijuar seksin me dikë dhe donte ta shijonte prapë.
Por ç'rëndësi ka çfarë thotë teksti? Publiku është ndërkombëtar dhe tipikisht i debilizuar nga mediat globaliste. Këtë punë ajo ukrainasja e di mirë, prandaj mbrëmë e paska ndryshuar pak tekstin. Në vend të "liu liu" paska thënë "Russia goodbye". Kaq kishte mjaftuar që ky idioti në Tiranë të eksitohej, a thua se Zhak Prever apo Pablo Neruda i kishin kushtuar poezi dhe ia kishin lexuar vetë në publik.
I komentova shkurt se teksti ishte më zi se ai i Ronelës dhe idioti u tërbua. Më tha se i dukesha si Putin me kancer, si rus i dehur me vodka, si pionier i ambasadës ruse në Tiranë, se truri im nuk i kapte tingujt e ku e di unë se çfarë tjetër.
Ç't'i them?
Ana idiot na festival,
Ti idiot në Tiranë!
Ja, e bëra një strofë kënge shumëgjuhëshe për ty... dhe të hoqa nga lista ime, idiot i padobishëm.


Video