Fundjava pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme dhe më të freskëta. Dita e shtunë parashikohet të ketë mot me vranësira dhe kthjellime, raporton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak
Reshjet e shiut do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit në pjesën perëndimore dhe pjesërisht atë qendrore me intensitet të ulët deri mesatar, lokalisht reshje në formën e shtrëngatave.
Gradualisht reshjet e shiut të herëpasherëshme do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të vendit por me intensitet të ulët. Dita e diel parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira. Reshje shiu të herëpasherëshme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit.
Era parashikohet nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek. Valëzimi në dete i forcës 1-2 ballë.