Demi Rose i lë pak vend imagjinatës me fotot me bikini nga Greqia

20 August 2022, 17:06Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Demi Rose i lë pak vend imagjinatës me fotot me bikini nga Greqia
Demi Rose

Prej kohësh ajo është e njohur për format e saj trupore. Bëhet fjalë për modelen britanike Demi Rose, e cila ka ndarë me ndjekësit e saj disa foto nga udhëtimi i saj në Mykonos.

27-vjeçarja ndau foto të perëndimit të diellit pranë pishinës nga lokacioni mahnitës grek. Demi mund të shihet duke pozuar në një pishinë që ndodhet nën një shpellë, ndërsa shikon perëndimin  e diellit.

Demi Rose i lë pak vend imagjinatës me fotot me bikini nga Greqia

Për fotot buzë pishinës, bukuroshja zgjodhi bikini në ngjyrë të bardhë dhe mund të shihet përballë kameras duke treguar fizikun e saj perfekt. Ajo i ka vënë mbishkrimin e fotove “Energji e pakrahasueshme” dhe ka etiketuar vendndodhjen e hotelit luksoz ku po qëndron.

Përveç formave të saj fizike, modelja tepër e famshme njihet dhe për jetën e saj të luksit.

 



Video