Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Sherret dhe diss-et midis Arkimed Lushës (Stresit) dhe Rigels Rajkut (Noizyt) i përkasin të shkuarës. Ata kanë vendosur të bëjnë paqe me njëri-tjetrin, madje duke qenë dhe si dy shokë të ngushtë.
Stresi performoi pak ditë më parë koncertin e Noizyt "Alpha Show" tek sheshi "Nënë Tereza" në kryeqytet dhe nuk munguan as përqafimet me njëri-tjetrin.
Mbrëmjen e djeshme, ata kanë performuar për herë të parë bashkë në të njëjtin "club" nate. Noizy dhe Stresi kanë kënduar në një lokal nate në qytetin e Durrësit.
Siç shihet dhe në videon e mëposhtme ata nuk ngurojnë ta quajnë njëri-tjetrin edhe vëlla.