Aktorja vdiq në aksident, libri i saj po shitet me shifra marramendëse…

19 August 2022, 22:48Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aktorja vdiq në aksident, libri i saj po shitet me shifra
Anne Heche dhe libri i saj

Aktorja e njohur Anne Heche u nda nga jeta në moshën 53-vjeçare një javë më parë, pasi u përfshi në një aksident automobilistik në Kaliforni.

Aktorja publikoi librin e saj të titulluar “Call Me Crazy” më 4 Shtator 2001. Në atë kohë, libri shitej për vlerën 26 dollarë, por mesa duket pas ndarjes nga jeta e aktores, libri ka zgjuar interesin e mijëra lexuesve në mbarë botën, duke arritur çmimin marramendës me vlerë prej 739 dollarë deri në 949 dollarë.

Libri “Call Me Crazy” flet mbi jetën e aktores amerikane, luftën me shëndetin mendor, traumën e saj nga  abuzimin në fëmijëri dhe marrëdhënien e saj me ish-të dashurën, moderatoren e njohur, Ellen Dexhener.

Kujtojmë se gjatë një interviste më herët, aktorja beri me dije se po shkruante një libër të ri, të quajtur ‘Call Me Sane’, i cili do të ishte një vazhdim i librit të parë. 


Video