Dikur spikere lajmesh, njihuni me motrën simpatike të Grida Dumës (FOTO)

19 August 2022, 14:36Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dikur spikere lajmesh, njihuni me motrën simpatike të Grida Dumës
Geris Duma

Në një gjë biem dakord të gjithë shqiptarët! Që Grida Duma është politikania më me stil dhe tërheqëse në Shqipëri.

Siç duket këtë bukuri e ka genetike, pasi edhe e motra e deputetes demokrate nuk mbetet pas. Motra e Gridës quhet Geris dhe ka një vajzë të vogël të quajtur Illyria. Me vogëlushen postoi së fundmi një foto vetë Grida Duma nga pushimet.

Geris Duma u bë e njohur për publikun në vitin 2019, pikërisht në ditën e dasmës së saj, ku prezenca e deputetes bëri që ky event familjar të përflitej edhe në media, shkruan "Panorama Plus".

Sakaq kujtojmë që tre ditë më parë deputetja e PD, Grida Duma nisi pushimet! Ajo ndau në rrjetet sociale një foto me mbesën e saj.

“Duke ecur me mbesën time të bukur drejt detit! Zemra ime Illyria!”, shkruante Duma krahas fotos me vogëlushen.



Video