Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ishte një ndër të ftuarat e koncertit të Noizy-t “Alpha Show”, që u mbajt në Tiranë më 14 gusht.
Ajo ishte ndër artistet që u ngjitën të parët në skenë për të nisur koncertin.
Të gjitha emocionet e bukura të prapaskenës, skenës dhe afterparty-t, Xhensila ka vendosur t’i ndajë në Youtube.
Ajo tregoi “rrëmujën” teksa bënte grimin, rregullonte flokët e zgjidhte veshjen për koncertin.
Xhensila tregon se në fakt kishte porositur tre veshje nga tre stiliste të ndryshme, mirëpo asnjëra s’i kishte pëlqyer mjaftueshëm. Kështu, në moment të fundit këngëtarja zgjodhi rrobat që kishte veshur grimierja e saj Elona gjatë gjithë ditës në punë.
Këtë verë, Xhensila dhe Noizy erdhën me një super bashkëpunim që u titullua “Edhe një natë”.
Kënga ka vetëm një muaj që është publikuar, por deri tani ka arritur 14 milion shikime në Youtube. Është tepër ritmike e dëgjohet kudo: në club-e, lounge, pishina, nëpër makina në rrugë, ku të jetë e mundur.
Ky ishte bashkëpunimi i parë i dy këngëtarëve.