Nuk ndalet fundosja e Eglit, Loredana me rritje të madhe, Gjesti..., kush nga banorët e BBV ka humbur apo fituar më shumë ndjekës në Instagram

28 March 2025, 20:35Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk ndalet fundosja e Eglit, Loredana me rritje të madhe, Gjesti..., kush
Disa nga banoret e BBV

Nuk ndalet fundosja e Eglit, Loredana me rritje të madhe, Gjesti..., kush nga banorët e BBV ka humbur apo fituar më shumë ndjekës në Instagram

“Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj.

Tashmë e gjithë vëmendja ka kaluar tek “Big Brother VIP 4” dhe banorët brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Le t’i hedhim një sy personazheve që kanë fituar më shumë ndjekës brenda kësaj jave…

Egli Tako rezulton sërish edhe këtë javë me humbje të madhe. Ajo ka humbur këtë herë 5 mijë ndjekës. Nga 322K, aktualisht ka 317K.

Rozana Radi ka fituar 3 mijë ndjekës brenda javës. Nga 438K, tani ajo numëron 441K.

Joz Marku ka fituar këtë javë 4K ndjekës në Instagram. Nga 52K, tani ai ka 56K.

Danja Koka nga 106 mijë ndjekës, tani ka shkuar në 110 mijë, duke fituar kështu 4K.

Me një rritje të madhe rezulton dhe Loredana Brati. Nga 57K, tani ajo numëron 66.3K, duke fituar kështu 9.3K ndjekës brenda javës.

Gjesti mban sërish kreun e Instagramit me plot 15 mijë ndjekës më shumë. Nga 499K, tani ka 514K fansa në rrjetin e tij social.

 

 


Video