Ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision

28 March 2025, 16:28Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ja kur do të performojë Shqipëria në Eurovision
Shkodra Elektronike, Zjerm

Shqipëria do të marrë pjesë në “Eurovision Song Contest 2025” , në Bazel, Zvicër.

Përfaqësuesit e këtij viti janë grupi “Shkodra Elektronike” me këngën “Zjerm”. Sipas renditjes së shpallur më 27 mars, Shqipëria do të performojë e 12-ta në gjysmëfinalen e parë.

Renditja e performancave në gjysmëfinalen e parë është:

Islanda, Polonia, Sllovenia, Estonia, Spanja, Ukraina, Suedia, Portugalia, Norvegjia, Belgjika, Azerbajxhani, Shqipëria, Holanda, Kroacia, Qipro.

Gjysmëfinalja e dytë përfshin këto vende:

Australia, Mali i Zi, Irlanda, Letonia, Armenia, Austria, Greqia, Lituania, Malta, Gjeorgjia, Danimarka, Republika Çeke, Luksemburgu, Izraeli.

Në gjysmëfinalen e parë, Spanja dhe Italia do të kenë të drejtën e votës, ndërsa në gjysmëfinalen e dytë, Mbretëria e Bashkuar dhe Franca do të votojnë.


Video