Nuk flet kurrë për jetën private dhe ka një arsye për këtë, rrëfehet Capital T

22 May 2022, 16:25Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Nuk flet kurrë për jetën private dhe ka një arsye për
Capital T

Capital T ka ditur gjithmonë ta mbajë të fshehtë jetën private dhe për këtë ka një arsye. Së fundmi Capital T ishte i ftuar në programin “A Live Night”, ku ka thënë edhe arsyen se përse ai nuk do të flasë për jetën personale me ndjekësit apo fansat e tij.

“Me njerëzit që nuk kam konfidenca, unë nuk e shfaq tërësisht veten time”, thekson Capital T.

“Mendoj se si figurë publike ose si artist, me njerëz që nuk e kam konfidencën ose nuk e kam afërsinë, vendos një lloj barriere që nuk e lë ta shijoj 100% tim. Ky është ndryshimi i vetëm, kurse ne jetën e përditshme me njerëz që ka raporte familjare, shoqëri, jam shumë më ndryshe, shumë i hapur, shumë më i afërt, tregoj disa pjesë të mia që nuk i tregoj me të gjithë. Ndërsa sa i përket pjesës së karakterit, personalitetit, jam njësoj dhe si njeri dhe si artist. Nuk kam preferuar asnjëherë të përdor strategji të ndryshme, role të ndryshme për të arritur në një pikë të caktuar në karrierë. Kam pasur qejf që me punë të arrij aty ku dua të arrij, jo me skandale apo me ndonjë rol, siç ka artistë kudo në botë që ndërtojnë një karakter dhe e prezantojnë para publikut”, tha ai.

Ndërsa jetën private ka qejf ta mbajë sa më private, shtoi ai më vonë.

Jo vetëm kaq, por Capital T ka ndarë momente nga fëmijëria e tij e vështirë.

“Në fëmijëri kam pasur shumë kujtime të bukura, edhe pse fëmijëria ime ka qenë në periudhën e luftës. Por gjithsesi e kam shijuar pafundësisht se kam pasur një familje të madhe, me shumë njerëz, me shumë fëmijë rreth vetes, me kushërinj. Si gjithmonë, pa marrë parasysh kushteve, besoj që fëmijët e shijojnë maksimalisht, sidomos në atë kohë që kemi ndenjur më shumë të mbyllur, bashkë me familjen, me shumë njerëz. Kështu që them se kam pasur një fëmijëri shumë shumë të mirë. Ka qenë një periudhë që më ka mësuar shumë, pavarësisht që nuk është si fëmijët e sotëm që e kanë shumë më të lehtë, për të kuptuar gjërat dhe për t’u ndërtuar si person. Mirëpo kur ka përfunduar lufta, për një kohë shumë të shkurtër, kemi shkuar në Francë dhe derisa kemi vendosur pastaj dhe jemi kthyer prapë”.

Nga ana tjetër, Capital T foli edhe për familjen e tij. Reperi shtoi se me nënën e tij është kryesisht më i lidhur.

“Raportet kanë qenë fantastike në familjen time. Kryesisht me mamin jam më i lidhur për shkak se ka qenë më prezente në jetën time, babi ka qenë i angazhuar në shumë procese shtetformuese, po ashtu ka qenë tërë kohës në udhëtim, shumë i angazhuar”.

 


Video