Dua Lipa dhe Rita Ora do të “ndezin” Tiranën, ja se kur do të vijnë

21 May 2022, 19:01Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dua Lipa dhe Rita Ora do të “ndezin” Tiranën, ja se kur do
Rita Ora dhe Dua Lipa

Së shpejti në Tiranë pritet të vijnë dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora. Lajmin e ka bërë me dije kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj gjatë një interviste telvizive.

Ai ka deklaruar se pas finales së “Conference League”, kryeqyteti do të fillojë përgatitjet për të pritur dy artistet e mëdha të cilat do të mbajnë dy koncerte madhështore.  Koncerti i Ritës do të mbahet në fund të verës ndërsa i Duas në prag të festave të fundvitit.

“Të gjithë duhet të gëzohemi kur Tiranës i vijnë aktivitete të tilla të mëdha. Me të mbyllur finale e 25 Majit, do të fillojmë përgatitjet për koncertin e madh të Rita Orës në fund të pushimeve, dhe të Dua Lipës pranë festave të fundvitit”, tha Veliaj


Video