Njerëzit krijojnë marrëdhënie për arsye nga më të ndryshmet. Për shumë persona është frika e të ngelurit vetëm. Për të tjerë, mund të jetë dëshira për t’u martuar ose për të pasur fëmijë, ose role të tjera të mëdha jetësore, që tradicionalisht mendohen se kërkojnë një partner. Dhe, për çfarëdo arsye, nevoja për të arritur atje bëhet më e rëndësishme se me kë arrin atje. Këtu janë shenjat që duhet të keni kujdes, sepse disa kompromise thjesht nuk është mirë të bëhen:
Ju dëshironi një marrëdhënie të mirë
Asnjë marrëdhënie nuk është perfekte, por duhet të dëshironi marrëdhënien më të mirë që mund të keni. “Nëse e gjen veten se nuk e ndërton në mënyrë aktive marrëdhënien tënde, atëherë po bqn kompromis”, - thotë eksperti i marrëdhënieve Danny Zoucha. Nuk më intereson nëse je 89 vjeç.
Jeni të dy njerëz seksualë, por nuk keni jetë seksuale
Ndoshta ju jeni të dy aseksualë, kjo është tërësisht në rregull, por nëse jeni njerëz seksualë, atëherë duhet të ndodhë ndonjë marrëdhënie seksuale. “Nëse nuk mund të bini dakord se sa shpesh duhet të bëni seks, kjo mund të krijojë një luftë të pafund që përfundimisht do të gërryejë të gjithë marrëdhënien.”
Ju nuk e ndjeni nevojën për të kaluar kohë me të
Koha cilësore ndihmon në ndërtimin e një marrëdhënieje. Përveç nëse është një marrëdhënie komoditeti, në këtë rast, ka të bëjë më shumë me të pasur një marrëdhënie, sesa të kaloni kohë së bashku. Por, ti meriton shumë më tepër se kaq, si të jesh me dikë që vërtet dëshiron ta shohësh.
Jeni të shqetësuar që ata të shohin të vërtetën tek ju
Një marrëdhënie e mirë duhet të ndërtohet gjithmonë mbi autenticitetin, por disa njerëz janë aq të dëshpëruar për të qenë në një lidhje saqë do të përpiqen të fshehin se kush janë dhe thjesht të jenë ata që partneri i tyre dëshiron që të jenë.