Aktori Agron Llakaj ka qenë sonte i ftuar në shoun “Më lër të flas”, ndërsa ka vënë në siklet Donald Veshajn.
I pyetur nga Agroni nëse ka një bashkim me Bora Zemanin, Donaldi preferoi të qeshte dhe të mos jepte një përgjigje.
Agron Llakaj: A do të na thuash a u bashkove me Borën apo jo?
Romeo Veshaj: Edhe ti u infektove?
Agron Llakaj: Është krijuar shoqata Bora-Donald dhe më bënë qytetar nderi. ‘Bora alamet vajze’, nuk është momenti të të qëlloj me pëllëmbë, në emër të shoqatës thuaj po.
Donald Veshaj: Babin do ta lajmërojmë për çdo gjë, babi këtë muhabet ka me mua.
Agron Llakaj: Hë pra fol!
Donaldi dhe Borana janë në qendër të mediave, pasi u panë bashkë në sfilatën e Valdrin Sahitit. Nuk dihet ende nëse ka një bashkim të tyre apo.