Semi Jaupaj është përfolur shumë në rrjet për shkak të historisë së dashurisë mes shoqes së saj të ngushtë Bora Zemanit dhe Donald Veshajt, të cilëve thuhej se ajo iu ka dedikuar edhe këngën e saj “Mos u Kthe.”
Ndërsa të gjitha komentet në lidhje me këngën e saj mbeteshin thjesht dyshime, vetë Semi Jaupaj ka konfirmuar për herë të parë se “Mos u Kthe” pasqyron ndjesitë e Bora Zemanit pas tradhtisë së Donald Veshajt.
Në një video që po qarkullon në rrjet, ku Semi është e ftuar në emisionin e ish-banorit të “Big Brother Vip”, këngëtarja shprehet:
“Duke ditur bëmat e tua, duke ditur dhe ndjesitë që përcillte shoqja ime te unë, me sa duket është frymëzuar dhe doli kjo kënga”.
Semi Jaupaj u shfaq gjatë ditës së sotme krah Donald Veshajt që pas daljes nga “Big Brother Vip”, duke lënë kështu të kuptohet se gjërat mes tyre janë sheshuar