
Natyra e Alpeve shqiptare ofron gjithmonë një pamje mahnitëse dhe kur ajo ndërthuret me kuzhinën tradicionale dhe një ambient të ngrohtë e miqësor bëhet thjesht magjike.
E tillë është panorama dhe shërbimi që ofron “Chestnut Hill” e vendosur mbi kurorat e gështenjave të Tropojës, nga edhe ka marrë emrin.
Vetëm 10 kilometra larg qytetit të Tropojës dhe në një lartësi mbi një mijë metër, bujtina të ofron natyrën dhe mbi të gjitha kuzhinën tradicionale për një përvojë të paharrueshme.
Nëse kërkon në Booking.com, “Chestnut Hill” është ndër më të vlerësuarat, jo vetëm në Shqipëri me një pikavarazh 9.7, që do të thotë se shumica e vizitorëve i kanë dhënë 10-ën, si për shërbimin ashtu edhe për natyrën dhe për më tepër...ofron shërbim përgjatë të gjithë vitit, si për ata që duan t’i ikin të nxehtit torturues të verës, ashtu edhe për aventurierët e dimrit e dëborës.







