Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Stilisti Valdrin Sahiti ka organizuar mbrëmjen e djeshme sfilatën më të madhe të modës në Prishtinë, e ku janë marrë pjesë personazhe publike nga Kosova e Shqipëria.
Të ftuar në këtë promovim kanë qenë edhe aktori, Donald Veshaj e moderatorja, Bora Zemani. Raporti i të cilëve vazhdon të jetë në krye të mediave rozë që një kohë të gjatë.
Por, siç duket dyshja ka rregulluar marrëdhëniet dhe janë parë krah për krah në një klub nate në Prishtinë.
Në video ai shihet teksa i ndez një cigare dhe ajo që i flet në vesh. Megjithatë si njerëz që jetojmë në kohët moderne mund ta kuptojmë që kjo nuk konfirmon doemos ribashkimin e tyre.