Semi Jaupaj, ishte e ftuara e radhës në emisionin e Donald dhe Romeo Veshajt, “Më lër të flas”.
Miqësia e ngushtë mes Semit dhe Donaldit u kris kur artistët ishin pjesë e shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe Donaldi la pas historinë me Bora Zemanin dhe nisi një romancë me këngëtaren Beatrix Ramosaj.
Donaldi e pyeti nëse u gëzuar që nuk e fitoi ai reality shoë-n dhe Semi nuk e kurseu përgjigjen e drejtpërdrejtë:
“Nuk manifestova shumë fituesin, por u gëzova shumë që nuk fitove ti. Mund ta kishte fituar dhe ai kameramani aty, vetëm ti jo”, tha ajo.
Ndërsa arsyeja e pajtimit ka qenë, sipas Semit, që Donaldi ishte keq. Siç duket nga tradhtia ndaj Borës.
Romeo: A të pëlqeu kënga?
Donald: E ndjeu një Shqipëri e tërë.
Romeo: Si është raporti mes jush?
Semi: Si është raporti mes nesh?
Romeo: Këtë e kam në shtëpi vetë unë e pyes vetë.
Semi: Mirë kam qenë unë. Unë i shkruajta, dëgjova që ishte shumë keq, po kalonte një periudhë të vështirë. U bëra çik merak, pavarësisht të gjithave, e kam xhan këtë njeri.
Donaldi: Pastaj nuk pushoi telefoni.