Noizy dhe Stresi bashkohen për herë të parë në skenë pasi i dhanë fund armiqësisë

14 July 2022, 16:49Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Noizy dhe Stresi bashkohen për herë të parë në
Noizy dhe Stresi

Reperi Rigels Rajku, emri i artiti i të cilit është Noizy, ka zbuluar detaje të reja rreth koncertit që po organizon, ku do të jenë të ftuar disa nga emrat më të njohur të hip-hopit në Shqipëri dhe Europë.

Në listën që do të përformojnë në koncertin e Noizyt do të jenë artistë si: Kida, MC Kresha, Lyrical Son, Ledri Vula, Elgit Doda, Dhurata Dora, Yll Limani, Gue, Ghali, Sfera Bbasta, Krept, Konan, Loredana.Ajo që bie në sy është se kësaj liste deri më tani i mungon emri i Stresit (Arkimed Lushaj) dhe i një tjetri reperi të njohur, Duda (Burim Osmani). Noizy është pyetur gjatë një interviste në “Abc e Pasdites” se pse dy reperët nuk do të jenë pjesë e festivatit.

“Kush tha që s’do të jenë?”– u përgjigj Noizy duke lënë kështu të kuptohet se ai dhe Stresi do të bashkohen për herë të parë në skenë pasi i dhanë fund armiqësisë.

Rreth një vit më parë Stresi dhe Noizy ‘bënë paqe’ dhe shpejt arritën të bëheshin shokë të ngushtë, si në fillimet e tyre.


Video