Ilary Blasi duket se nuk e vuan ndarjen nga Totti, pozon “topless” nga Afrika

14 July 2022, 00:02Lifestyle SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ilary Blasi duket se nuk e vuan ndarjen nga Totti, pozon “topless”
Ilary Blasi

Ka marrë fund historia e një prej çifteve më të famshme në Itali, ajo mes Francesco Tottit dhe Ilary Blasit. Pas një lidhje 20-vjeçare dhe 17 viteve martesë, të dy personazhet e kësaj historie duket se kanë gjetur njerëz të tjerë për të vijuar jetën.

Totti nga njëra anë është njohur me një admiruese të sportit të padelit, ndërsa Ilary ka njohur një djalosh të ri. Në këtë formë, në të kundërt nga ajo që ndjejnë fansat e çiftit roman, duket se të dy protagonistët nuk po e vuajnë aspak ndarjen.

Ilary Blasi duket se nuk e vuan ndarjen nga Totti, pozon “topless”

Së fundmi, Ilary ka thyer për herë të parë heshtjen pas zyrtarizimit të ndarjes me ish-futbollistin dhe e ka bërë këtë me një foto topless. Ajo aktualisht është me pushime në Afrikë së bashku me fëmijët e saj dhe mesa duket ka vendosur të provokojë nga një tjetër kontinent.


Video